Hapet thirrja për mobilitet të stafit akademik me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld 


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Shkencave të Aplikuara Bielefeld në Gjermani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2021, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik si më poshtë vijon:

  • 5 mobilitete për staf akademik nga Departamenti i Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit; 

Mobiliteti konsiston në pjesëmarrje në trajnim, shkëmbim eksperiencash dhe takime bilaterale ose multilaterale në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve për diploma të përbashkëta /dyfishta.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

Kandidati duhet të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në nivelin B2. 

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          CV në gjuhën angleze sipas formatit Europass;

–          Kopje e pashaportës.

Afati i aplikimit është deri më datë 17.10.2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1, Rruga Taulantia, Durrës.