Kurrikulat, UAMD tryezë konsultimi me sipërmarrjen


Më 7 tetor, 2021, Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Prof. As. Dr. Osman Metalla, pritën në një tryezë aktorë kryesorë të sipërmarrjes që operojnë në fushën e navigacionit dhe logjistikës detare.
Temë kryesore e diskutimit ishte përmirësimi i kurrikulave dhe përshtatja e tyre me kërkesat e biznesit.
Në takim u nënshkrua gjithashtu një Marrëveshje Bashkëpunimi për punësimin dhe praktikat e punës së studentëve me kompaninë “Just Technology”.
Pas takimit, të ftuarit zhvilluan një vizitë në Sallën e Simulatorëve të Navigacionit “ECDIS”, e financuar përmes projekteve të Bashkimit Europian.