Hapet thirrja për Bursa Erasmus + me Universitetin Ludwigshafen, Gjermani


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Ludwigshafen  në Gjermani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2014-2021, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetin e Biznesit: 

  3 mobilitet për studentë për vitin akademik 2021-2022:

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin  Ludwigshafen, Gjermani.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (I përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, ne formatin JPEG, dërguar elektronikisht.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 17 Tetor 2021. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com   ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.