Hapet aplikimi për Bursa Erasmus + me Universitetin e Granadës, Spanjë


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Granada në Spanjë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve në  nivelin bachelor dhe në fushat si më poshtë vijon:

•  1 mobilitet për studentë për vitin akademik 2021-2022:

1.      Fakulteti i Biznesit (Shkenca Ekonomike);

2.      Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike (Shkenca Politike);

3.      Fakulteti i Edukimit (Gjuhët e huaja dhe Sociologji).

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Granada, Spanjë.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, në formatin JPEG, dërguar elektronikisht.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 17 Tetor 2021.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com duke 

kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.