Hapet aplikimi për Bursa Erasmus + me Universitetin Bahçeşehir, Turqi


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Bahçeşehir në Turqi dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetet, si më poshtë vijon:

–          2 studentë;

Fakulteti:

–          Fakulteti i Biznesit (Shkenca Ekonomike, Menaxhim, Finance dhe Marketing);

–           Fakulteti i Studimeve Profesionale (Infiermeri e Përgjithëshme);

–           Fakulteti i Edukimit (Gjuhët e Huaja, Pedagogji dhe Psikologji-Sociologji);

–           Fakulteti Teknologji-Informacioni (Matematike, Shkenca-Kompjuterike dhe Multimedia).

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do  të shpallet në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetit Bahçeşehir në Turqi.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike ;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (I përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 03 Nëntor 2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën:  klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.