Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman hap thirrjen për aplikime


Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman (www.stipendienprogramm.org) ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani. Gjatë 18 viteve të fundit Programi ka mbështetur më shumë se 830 studentë dhe të sapo diplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjithë ata kanë kaluar tre deri në gjashtë muaj në Gjermani, ku patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojnë ato në praktikë. Pas kthimit në vendet e tyre, të gjithë kanë arritur të gjejnë shumë shpejt punë mjaft të mira. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumni-ve ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës.

Gjenerata e ardhshme e kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2022. Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2021 deri më 16 Nëntor 2021. Studentët mund të informohen për benefitet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen tonë të internetit: www.stipendienprogramm.org

Për shkak të situatës pandemike, këtë vit nuk është e mundur që përfaqësues të programit të jenë fizikisht për të bërë prezantimin. Prandaj, ju paraqesim datat e mëposhtme për dy takime informuese virtuale:

*19. Tetor, ora 15:00:

https://zoom.us/j/99632079579?pwd=SGw2enZyZk90a0JuVDhGeUZIQVZkZz09

Meeting-ID: 996 3207 9579

Passcode: 803981

* 25. Tetor, ora 19:00:

https://us06web.zoom.us/j/86592608115?pwd=OVYxaE5UT2xuV0pQUGJVSDYzcTNJZz09

Meeting ID: 865 9260 8115

Passcode: 717086

Broshura shqip e programit [shkarko]