Projekti VTech, organizohet trajnimi i radhës në Maqedoninë e Veriut


Në kuadër të ERASMUS + VTECH “Përshpejtimi i Modernizimit të Universitetit të Ballkanit Perëndimor duke inkorporuar teknologji virtuale” me më shumë detaje në https://vtech-project.eu/, në ambientet e Universitetit Nënë Tereza, kati i tretë, klasa 303 më 12 dhe 13 tetor (e martë dhe e mërkurë) nga ora 09 deri ora 16 u organizua në model hibrid (fizikisht dhe online) punëtori trajnimi 2-ditore në Programim në UNITY 3D për krijimin e aplikacioneve të Realiteti Virtual (Virtual Reality) për Edukim.

Trajnimi u organizua nga Prof.Dr. Bekim Fetaji dhe Ass.Prof.Dr. Stojan Kitanov Pjesëmarrës ishin studentë dhe anëtarë të stafit Përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:

Instruktorë dhe studentë

  • Universiteti Nënë Tereza (MTU) 

    Pjesëmarrësit online që morën pjesë staffi dhe studentët nga universitetet partnere:

  • Universitii Tartusë (UT)
  • Universiteti i Teknologjisë në Lodz (LUT)
  • Universiteti Europian i Tiranës (UET)
  • Universiti i Prishtinës (UP)
  • Universiteti i Europës Juglindore (SEEU)
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu” (UAMD)