Studentja e UAMD-së, e dyta në botë në konkursin e zhvilluar në Gjermani


Ke mbetur pa internet në telefon dhe nuk ke as WiFi? Mos u shqetëso! Studentja e UAMD-së Xhulia Kurti po gjen një zgjidhje!

Ajo sapo ka fituar vendin e dytë në konkusin prestigjioz IAA mobilitython, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, nën kujdesin e Ministrisë Gjermane të Teknolgjisë dhe Infrastrukturës. I organizuar nga theimpact.farm kjo është ngjarja me e madhe e kësaj natyre në fushën infrastrukturore në Gjermani.

Xhulia prezantoi një projekt të rëndësishëm, që mbështet teknologjinë pa WiFi. Për fazën finale organizatorët përzgjodhën 26 konkurentë, nga të cilët vetëm dy projekte u shpallën fitues. Mes tyre edhe ai i Xhulias.

Synimi i prototipit është i thjeshtë: në momentin kur mbeteni pa WiFi dhe ju duhet të përdorni një program/aplikacion të çfarëdoshëm , Xhulia mundëson lidhjen përmes sistemit server të produktit që tashmë ka prodhuar.

Por ëndrra e Xhulias nuk mbaron këtu. Së shpejti atë e pret një prezantim përballë sponsorëve të mëdhënj gjermanë dhe europianë.

Po! Gjithçka është e mundur! Faleminderit dhe suksese Xhulia!