Programi i orientimit të studentëve të vitit të parë

Të dashur studentë të vitit të parë,

Me qëllim orientimin sa më të mirë tuajin në ditën e parë të vitit të ri akademik (18 tetor), personeli administrativ dhe akademik i UAMD-së, ka organizuar një program, i cili ndër të tjera parashikon:

  • Prezantimin me mjediset universitare dhe orientimin në auditorë.
  • Njohjen dhe vizitën në Bibliotekë për t`u njohur me literaturën që ajo ofron. Informacion mbi bibliotekën digjitale.
  • Njohjen me Sektorin e Karrierës dhe Alumnit dhe shërbimet që Sektori ofron.
  • Njohjen me Drejtorinë e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë si dhe informimin mbi shkëmbimet studentore Erasmus + me universitete me të cilat UAMD  ka marrëveshje bashkëpunimi.
  • Informimin nga Sekretaritë Mësimore si dhe nga pedagogët mbi: programin e studimit që keni zgjedhur, planin mësimor (kurrikulat dhe syllabuset), rregulloren e provimeve, mënyrën e vlerësimit, etj.

Ju lutemi të jeni të pranishëm në godinat tuaja universitare në orën 09:00 dhe ndiqni programin e orientimit sipas orarit dhe vendit të përcaktuar më poshtë.     

Programi i orientimit të studentëve të vitit të parë

Fakulteti i Edukimit  (Godina 1, Kampus)

Ora 09:00              Fjalë përshëndetëse e dekanit, Prof. As. Dr. Griselda Abazaj (jashtë)

Ora 09:15              Orientim i studentëve të Departamentit të Pedagogjisë (Salla e Konferencave 107)

Ora 09:45              Orientim i studentëve të Departamentit të Psikologjisë (107)

Ora 10:15              Orientim i studentëve të Departamentit të Gjuhëve të Huaja (107)

Ora 10:45              Orientim i studentëve të Qendrës për Edukim në Vazhdim (107)

Ora 11:15              Orientim i studentëve të Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (107)

Marrin pjesë në takimin orientues: Përgjegjësi i Departamentit, Pedagogë, Përfaqësues të Sekretarisë Mësimore, Përfaqësues të Marrëdhënieve me Jashtë, Përfaqësues të Sektorit të Karrierës, Përfaqësues të Bibliotekës.

Fakulteti i Biznesit (Godina 2 Kampus)

Ora 09:00              Fjalë përshëndetëse e dekanit, Prof. As. Dr. Shkëlqim Fortuzi (jashtë)

Ora 09:15              Orientim  i studentëve të Departamentit të Shkencave Ekonomike (Salla 017A)

Ora 09:45              Orientim  i studentëve të Departamentit të Marketingut (Salla 017A)

Ora 10:15              Orientim  i studentëve të Departamentit të Menaxhimit (Salla 017A)

Ora 10:45              Orientim  i studentëve të Departamentit të Financë – Kontabilitetit (Salla 017A)

Ora 11:15              Orientim  i studentëve të Departamentit të Turizmit (Salla 017A)

Marrin pjesë në takimin orientues: Përgjegjësi i Departamentit, Pedagogë, Përfaqësues të Sekretarisë Mësimore, Përfaqësues të Marrëdhënieve me Jashtë, Përfaqësues të Sektorit të Karrierës, Përfaqësues të Bibliotekës.

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (FSHPJ) (Godina 2, Kampus)

Ora 09:15              Fjalë përshëndetëse e dekanit, Prof. As. Dr. Andon Kume (jashtë)

Ora 09:30              Orientim  i studentëve të Departamentit të Drejtësisë (Salla 017B)

Ora 10:00              Orientim  i studentëve të Departamentit të Administrimit Publik (Salla 017A)

Ora 10:30              Orientim  i studentëve të Departamentit të Shkencave Politike (Salla 017A)

Marrin pjesë në takimin orientues: Përgjegjësi i Departamentit, Pedagogë, Përfaqësues të Sekretarisë Mësimore, Përfaqësues të Marrëdhënieve me Jashtë, Përfaqësues të Sektorit të Karrierës, Përfaqësues të Bibliotekës.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI) (Godina Currila)

Ora 09:00              Fjalë përshëndetëse e dekanit, Prof. As. Dr. Lindita Mukli (jashtë)

Ora 09:15              Orientim  i studentëve të Departamentit të Shkencave Kompjuterike (Salla 310)

Ora 09:45              Orientim  i studentëve të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit (Salla 310)

Ora 10:15              Orientim  i studentëve të Departamentit të Matematikës (Salla 310)

Marrin pjesë në takimin orientues: Përgjegjësi i Departamentit, Pedagogë, Përfaqësues të Sekretarisë Mësimore, Përfaqësues të Marrëdhënieve me Jashtë, Përfaqësues të Sektorit të Karrierës, Përfaqësues të Bibliotekës.

Fakulteti i Studimeve Profesionale (FSP) (Godina Currila)

Ora 09:15              Fjalë përshëndetëse e dekanit, Prof. As. Dr. Osman Metalla (jashtë)

Ora 10:45  Orientim i studentëve të Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore (Salla 310)

Ora 11:15  Orientim i studentëve të Departamentit të Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë (Salla 310)

Ora 11:45  Orientim i studentëve të Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës (Salla 310)