Hapet aplikimi për Bursa Erasmus + me Institutin Politeknik Santarem, Portugali


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022, në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali (https://www.ipsantarem.pt/en/655-2/)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

–          Bachelor (viti II, viti III)

–          Master (viti II)

Numri i kuotave:

–          5 studentë.

Fakulteti dhe fusha:

–          Fakulteti i Biznesit (Administrim Biznesi)

–          Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike (Administrim Publik)

Afati i aplikimit: 1 Nëntor 2021.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali:

–     Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–     Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–     Fotokopje e pashaportës;

–     Letër motivimi në gjuhën angleze;

–     CV në gjuhën angleze;

–     Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

–          Performancë të mirë akademike;

–          Niveli i njohurive të gjuhës angleze, niveli B2.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro/muaj, 360 euro transporti.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1, Rruga Taulantia, Durrës.