Hapet aplikimi për Bursa Erasmus + me Universitetin e Jaen-it, Spanjë


Aerial view of assumption of the virgin cathedral in Jaen Andalusia Spain

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022, në Universitetin e Jaen-it në Spanjë (https://www.ujaen.es/en).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Bachelor;

•      Master.

Numri i kuotave:

•      4 studentë për nivelin bachelor dhe master.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit (Administrim Biznesi, Marketing, Shkenca Ekonomike);

•      Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Shkenca-Kompjuterike);

•      Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (Drejtësi);

•      Fakulteti Edukimit (Gjuhët e Huaja, Cikël i ulët);

•      Fakulteti i Studimeve Profesionale (Infermieri).

Afati i aplikimit: 02 Nëntor 2021.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Jaen-it, Spanjë:

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.