Thirrje për Aplikime – Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian


Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP) dhe Qendrën Alert shpallin thirrjen për aplikime për pjesëmarrjen në Shkollën për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian.

Shkolla zhvillohet si pjesë e projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”, mbështetur nga CFCU, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë në kuadër të fondeve IPA 2017 të Bashkimit Europian.

Qëllimi i programit
Objektivi kryesor është rritja e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë civile që merren me çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe grupimeve të tjera profesioniste, dhe nxitjen e përdorimit të kësaj ekspertize në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore për të ndikuar në politikat dhe proceset vendimmarrëse në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Organizimi i Shkollës
Shkolla përbëhet nga 10 module trajnimi, të cilat do të zhvillohen duke filluar nga muaji nëntor-dhjetor 2021. Kurrikula e trajnimit do të trajtojë tematikat e lidhura me mbrojtjen e konsumatorit, duke kombinuar qasjet teorike, me rastet praktike dhe mentorim.

Modulet do të zhvillohen me një kohëzgjatje 2 ditore  të strukturuara në 6 sesione. Këto module do të fokusohen në tema që kombinojnë  Kapitullin 28 (Mbrojta e Konsumatorit dhe Shëndetit) me Kapitujt  e tjerë të Acquis së BE  që përfshijnë fusha si: lëvizja e lirë e mallrave dhe e personave, siguria ushqimore, bujqësia dhe peshkimi, mjedisi, dixhitalizimi, energjia etj.
Ku dhe si do të zhvillohen modulet?
Seria e Moduleve planifikohet të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe në Tiranë.
Pjesëmarrësit
Synohet të përzgjidhen rreth 25 pjesëmarrës: përfaqësues të shoqërisë civile që operojnë në nivel kombëtar dhe vendor, punonjës të institucioneve shtetërore dhe ministrive përgjegjëse, përfaqësues të biznesit dhe agrobiznesit, përfaqësues të shoqatave të konsumatorit, botës akademike, medias, profesionistëve të rinj dhe aktivistëve.Kriteret për aplikim:

  • Përshtatshmëria e eksperiencës akademike dhe/ose asaj profesionale me tematikat e Moduleve;
  • Angazhim i plotë e korrekt gjatë zhvillimit të Moduleve të caktuara dhe aktiviteteve të tjera të përfshira në program;
  • Njohja e gjuhës angleze të paktën në nivel mesatar
  • Njohuri mbi Acquis e Bashkimit Europian mbi Kapitullin 28 ose kapituj të tjerë të lidhur (1,3,11,12,20 etj.) do të përbëjë avantazh;
  • Interesimi i shprehur dhe aktivizimi në çështje që lidhen me fushat e mbrojtjes së konsumatorit do të konsiderohet si vlerë e shtuar.

*Regjistrimi dhe pjesëmarrja është pa pagesë.

*Në përfundim të ciklit të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë

 

*Rekrutimi synon një balancim gjinor të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim sa më të barabartë gjeografik dhe profileve të ndryshme të targetuara.

 
*Në rast se do të ketë kufizime shtrënguese për pjesëmarrje fizike në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19, në varësi të situatës, organizatorët do të marrin masat e nevojshme për të zhvilluar modulet në format hibrid ose vetëm online.
Si dhe kur mund të aplikoni?
Aplikoni brenda datës 31 tetor 2021 duke plotësuar Formën e Aplikimit Online që gjendet në këtë link: https://bit.ly/3AFH92C, ku të vendosni brenda formës dokumentet e mëposhtme (në Shqip ose Anglisht):
– Curriculum Vitae (CV) të detajuar;
– Shprehje interesi për pjesëmarrje duke specifikuar lidhjen tuaj akademike apo profesionale me fushën.
Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni linkun: http://em-al.org/sq/angazhohuni-me-ne/