Hapet aplikimi për Bursa Erasmus + me Universitetin Cote d`Azur, Francë


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, iu ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022, në Universitetin Cote d`Azur në Francë (https://univ-cotedazur.fr ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Bachelor

Numri i kuotave:

•      4 studentë për nivelin bachelor

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit (Administrim Biznesi, Financë-Kontabilitet);

•      Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (Administrim Publik).

 

Afati i aplikimit: 14 Nëntor 2021.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Cote d`Azur, Francë:

–          Vërtetim studenti (i përkthyer në frëngjisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në frëngjisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze dhe frënge;

–          CV në gjuhën angleze dhe frënge;

–          Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe frënge, niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.