Hapet aplikimi për Bursa Erasmus + me Universitetin e Lodz-it, Poloni


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022, në Universitetin e Lodz-it në Poloni (https://www.uni.lodz.pl ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor
  • Master

Numri i kuotave:

  • 2 studentë

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit;
  • Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike;
  • Fakulteti i Teknologji-Informacionit.

Afati i aplikimit: 30 Nëntor 2021.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Lodz-it, Poloni:

  • Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
  • Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
  • Kopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • CV në gjuhën angleze;
  • Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret për aplikim:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
  • Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.