Lidhja e studentëve me tregun e punës, “Deloitte” në UAMD


Mirëpritëm sot në UAMD ekipin e Burimeve Njerëzore të kompanisë “Deloitte”, të cilët i njohën studentët e Fakultetit të Biznesit me programet “Deloitte Digital” dhe “Brand Ambassador” 2022.

Në takim u diskutua mbi mundësitë e punësimit dhe internshipit që ofron kjo markë dhe mënyrën se si funksionon procesi i rekrutimit të kompanisë.

Ekipi i “Deloitte Albania” u shfaq i gatshëm për të vijuar takimet direkte me studentë të interesuar për punësim apo praktika, si dhe u shprehën të hapur për ide apo aktivitete të tjera, që afrojnë studentët me sipërmarrjen dhe tregun e punës.