Bursa shkëmbimi Erasmus + me Kolegjin Universitar Powislanski Kwidzyn


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Kolegjin Universitar Powislanski Kwidzyn, Poloni (https://psw.kwidzyn.edu.pl)

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

            –     1 (një)

Fakulteti dhe fusha:

          Fakulteti i Biznesit (Departamenti i Shkencave Ekonomike).

Afati i aplikimit: 08 Dhjetor 2021.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për mobilitet në Kolegjin Universitar Powislanski Kwidzyn, Poloni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 113 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: klaridaprendi@yahoo.com  duke  kopjuar (cc): arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.