Thirrje për kumtesa: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Siguria në Ballkanin Perëndimor”


Departamenti Administrim Publik, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu, Durrës, në bashkëpunim me Universitetin Côte D’Azur, Nicë, Francë organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Siguria në Ballkanin Perendimor”, e cila do të mbahet më 20 Maj 2022 në Durrës.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të stimulojë debatin ndërmjet akademikëve, ekspertëve, përfaqësuesve të qeverisjes qëndrore, vendore si dhe grupeve të interesit etj. në mënyrë që të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme për problemet e sfidat e sigurisë me të cilat përballen vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.