UAMD dhuron libra në Institutin e të Miturve, Kavajë


Nën kujdesin e rektores Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, stafi akademik dhe administrativ i UAMD-së kontribuoi për pasurimin me më shumë se 200 tituj librash të Bibliotekës së Institutit të të Miturve në Kavajë.

Librat u dhuruan nga zv. Rektorja Prof. As. Dr. Eva Teqja, Drejtoresha e Qendrës për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë, Dr. Alketa Marku dhe studenti Mariglen Biçaku. Ata u shoqëruan në këtë vizitë nga zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Klotilda Kareci si dhe Drejtori i  Institutit të të Miturve.

Të rinjtë shfaqën interes për librat e rinj, që përfaqësonin tituj të fushave të ndryshme. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e UAMD-së u njohën me mjediset e të rinjve. Ishte emocionuese të njiheshe me pikturat e tyre, ku në shumicën e rasteve mbizotëronte dielli.

Klasat e mësimit, të punimit me dru apo mjediset sportive, flisnin për kujdesin që tregohet për integrimin e tyre në shoqëri.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, përfaqësuesit e UAMD-së shprehën gatishmërinë për t’iu përgjigjur interesit të tyre lidhur me botime të ndryshme edhe në të ardhmen.