
Aplikimi bëhet Online nga 10 janari 2022 deri më 20 shkurt 2022. Për të aplikuar mund të vizitoni faqen zyrtare të bursave të qeverisë së Turqisë: Türkiye Bursları
Detaje për Bursën “Turkiye Burslari 2022“
- Shteti: Turqi;
- Cikli i studimit: Bachelor, Master, Ph.D;
- Mbulimi Financiar: Financuar plotësisht;
- Afati 20 Shkurt 2022.
Kohëzgjatja e programit të studimit
- Bursa universitare: 1 vit kurs i gjuhës turke + 4 vjet;
- Bursa Master: Kurs 1 vjeçar në gjuhën Turke + 2 vjet;
- Bursa Ph.D. : Kurs 1 vjeçar në gjuhën Turke + 4 vjet.
Mbulimi i bursave
- Tarifa e shkollimit falas;
- Pagesa mujore;
- Bileta e udhëtimit;
- Sigurim shëndetsor;
- Akomodimi;
- Kurs një vjeçar i gjuhës turke.
Kriteret e pranimit
- Të gjithë aplikuesit ndërkombëtar, me përjashtim të nënshtetasve Turq;
- Të diplomuarit ose aplikantët që janë në gjendje të diplomohen në fund të vitit aktual akademik;
- Të jetë nën moshën 21 vjeç për programin Bachelor;
- Të jetë nën moshën 30 vjeç për programin Master;
- Të jetë nën moshën 35 vjeç për programin e Doktoratës.
Dokumentacioni ie kërkuar
- Një dokument i vlefshëm i identifikimit kombëtar;
- Një foto e fundit e kandidatit;
- Rezultatet e provimeve kombëtare (kërkohen për kandidatët që nuk posedojnë ndonjë kualifikim ose çertifikim ndërkombëtar);
- Diplomë ose çertifikatë e përkohshme e Diplomimit;
- Transkriptet akademike;
- Rezultatet e provimeve ndërkombëtare (GRE, GMAT, DELF, YDS, YÖS… etj. Nëse kërkohet nga universiteti dhe programi i zgjedhur);
- Rezultatet e testit të gjuhës.