Thirrje për pjesëmarrje ‘3rd International Conference of Professional Studies and Market Labor (ICPSIII2022)’


Fakulteti i Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu, Durrës, do të organizojë Konferencën e tretë Shkencore Ndërkombëtare (ICPSIII2022) me temë “Studimet Profesionale dhe Tregu i Punës”, e cila do të mbahet gjatë periudhës 16-17 Prill 2022 në Durrës.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është që të stimulojë debatin ndërmjet akademikëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme, në mënyrë që të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme shkencore si dhe nëpërmjet kësaj Konference të synohet të ofrohet mundësi punësimi për të rinjtë e sapodiplomuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Konferenca ICPSIII2022 është një nga konferencat kryesore ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor për prezantimin e përparimeve të reja dhe themelore në fushat e Shkencave Mjekësore, Inxhinierisë dhe Shkencave Detare si dhe në Shkencat Multidisiplinore. Risia e konferencës së këtij viti përveç të tjerash është se ajo do të fokusohet në sfidat e tregut të punës në Shqipëri dhe kontributin e kërkimit dhe transferimit të njohurive dhe angazhimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për një kontribut më të madh në procesin e integrimit më të mirë në Zonën Evropiane të Kërkimit.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të paraqesin një abstrakt i cili duhet të përmbajë 500 fjalë. Abstraktet do të shqyrtohen dhe pranohen mbi bazën e cilësisë së tyre dhe lidhjes me fushën e studimit të Konferencës. Të gjitha punimet e përzgjedhura për pjesëmarrje duhet të jenë origjinale dhe të mos jenë publikuar tjetërkund.

Konferenca do të jetë e përqendruar, por jo e kufizuar në tematikat e mëposhtme:

  • Shëndeti Publik dhe Mjekësia
  • Menaxhimi i Pandemisë Covid-19
  • Shkencat e Infiermerisë dhe Tregu i Punës
  • Menaxhimi i Transportit
  • Ndërtimi
  • Hidromekanikë
  • Ujësjellës dhe Kanalizime
  • Mekanika
  • Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
  • Ekologjia e Ujit
  • Biologjia e Ruajtjes
  • Mikrobiologji
  • Fizikë dhe Fizikë Mjedisi
  • Biofizikë
  • Astronomi
  • Energji e rinovueshme
  • Kimi dhe Bio-Kimi
  • Ligji dhe Politika
  • Menaxhimi dhe Administrimi

DATA TË RËNDËSISHME

Dorëzimi i Abstrakteve:  15 Shkurt 2022

Njoftimi i Pranimit të Abstrakteve: 28 Shkurt 2022

Njoftimi i pranimit të artikullit: 20 Mars 2022

Afati i pagesës: 31 Mars 2022

Datat e zhvillimit të Konferencës: 16 – 17 Prill 2022

Abstrakti duhet të dërgohet në adresën e e-mail-it: icps3@uamd.edu.al

Website: www.icps-fsp.com

Suksese të interesuarve!