Thirrje për shkëmbime të stafit me Universitetin Pedagogjik të Krakovit


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin Pedagogjik të Krakovit, Poloni (https://www.up.krakow.pl).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

•      3 (tre).

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti Edukimit (Profilet: Psikologji, Edukim parashkollor dhe Edukim Fillor).

Afati i aplikimit: 25 Janar 2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Pedagogjik të Krakovit, Poloni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.
 
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.