Drejtuesit e Fakultetit të Biznesit vizitë pune në Universitetin të Bielefeld-it


Drejtues dhe pedagogë të Fakultetit të Biznesit morën pjesë në Javën Ndërkombëtare Shkencore të organizuar nga 𝘍𝘢𝘤𝘩 – 𝘩𝘰𝘤𝘩𝘴𝘤𝘩𝘶𝘭𝘦 𝘉𝘪𝘦𝘭𝘦𝘧𝘦𝘭𝘥 𝘜𝘯𝘪𝘷𝘦𝘳𝘴𝘪𝘵𝘺 𝘰𝘧 𝘈𝘱𝘱𝘭𝘪𝘦𝘥 𝘚𝘤𝘪𝘦𝘯𝘤𝘦, 𝘎𝘫𝘦𝘳𝘮𝘢𝘯𝘪.

Dekani Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, Zv. Dekani Mësimor Dr. Silvana Gashi dhe Përgjegjësja e Departamentit të Menaxhimit Dr. Olta Nexhipi, u pritën në një takim nga 𝘗𝘳𝘰𝘧. 𝘋𝘳 𝘜𝘸𝘦 𝘙o𝘴𝘴𝘭𝘦𝘳 𝘥𝘩𝘦 𝘗𝘳𝘰𝘧. 𝘋𝘳 𝘉𝘦𝘳𝘯𝘩𝘢𝘳𝘥 𝘞𝘢𝘤𝘩, me të cilët u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Fakultetit të Biznesit dhe Universitetit të Bielefeld-it, në drejtim të hapjes së programeve të përbashkëta të studimit, organizimin e aktiviteteve shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, projekte të përbashkëta etj.

Gjatë takimit, drejtuesit e Fakultetit takuan edhe bursantët që janë duke kryer studime semestrale pranë Universitetit të Bielefeld-it përmes programit “Erasmus +”. Ata u njohën me ecurinë e studimeve, problematikat e hasura dhe çështje të tjera. Nga ana e studentëve u theksua fakti se njohuritë e marra në programet e Fakultetit të Biznesit iu kanë shërbyer për t’u ambjentuar pa vështirësi serioze në universitetin pritës.

Studentët morën mbështetjen e Dekanit për projektet që do të paraqesin në të ardhmen, me qëllim ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të Fakultetit të Biznesit.