Thirrje për shkëmbime të stafit administrativ me Universitetin e Sevilles


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit administrativ  mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Sevilles, Spanjë.

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

  • 2(dy) për staf drejtues administrativ.

Periudha e zhvillimit të mobilitetit:

  • Trajnim (6-10 Qershor 2022).

Afati i aplikimit: 13  Maj  2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Sevilles, Spanjë:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën denisamerhadi@gmail.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.