Vijon forcimi i kapaciteteve të stafit të Sektorit të Karrierës


Sektori i Karrierës dhe Alumnit (Karriera UAMD), mirëpriti për një javë z. Visar Ademi, Drejtor Ekzekutiv i organizatës “My Career” në Maqedoninë e Veriut.

Ademi, me një përvojë të gjerë në këshillimin e karrierës dhe aftësimin për punësim, punoi ngushtësisht me stafin e Karriera UAMD për:

  • përmirësimin e shërbimeve që Karriera UAMD ofron për studentët, si dhe raportuar më mirë për institucionin dhe donatorët;
  • diversifikimin e shërbimeve të Karriera UAMD, përfshirë  ofrimin e trajnimeve për aftësitë e buta;
  • ngritjen e një kuadri rregullator për ofrimin dhe mbarëvajtjen profesionale të praktikave të punës.

Këshillimi i stafit të Sektorit të Karrierës dhe Alumnit në UAMD u mbështet nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.