Projekti “QUADIC”, thirrje për trajnimin e studentëve


Thirrje për studentë për pjesëmarrje në Workshopin “Ndërkombëtarizimi, projektet dhe mobilitetet në universitet”, 23-27 Maj 2022, Universiteti i Pejës, Kosovë.

Në kuadër të projektit Zhvillimi Cilësor për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Menaxhimin e Projekteve QUADIC, financuar nga Bashkimi Evropian, ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” është partner, hapen aplikimet për përzgjedhjen e tri studentëve pjesëmarrës në workshopin “Ndërkombëtarizimi, projektet dhe mobilitetet”, në Universitetin e Pejës, Kosovë

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre, së bashku me një letër motivimi në anglisht, deri më date 17.05.2022, ora 16.00, në adresën infoquadic@yahoo.com. Përparësi në përzgjedhje, do të kenë studentët me njohuri të mira të gjuhës angleze dhe me mesatare të lartë.

Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga buxheti i projektit QUADIC, në formë rimbursimi, sipas referencave të projekteve CBHE në zërin për studentët, ku parashikohen 180 Euro për udhëtim (në datat 23 dhe 27) dhe 275 Euro për akomodim për secilin student pjesëmarrës. Udhëtimi duhet të sigurohet nga vetë studentët.