Vizitë studimore e UAMD në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke


Një grup përfaqësuesisht nga Fakulteti i Edukimit mori pjesë në një vizitë studimore në Universitetin e Masaryk në Republikën Çeke në datat 9 dhe 10 maj. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit IDEA me titull “Arsimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan), të koordinuar nga Universiteti Polis dhe ku UAMD është partner.

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan trajnime mbi bazat e arsimit gjithëpërfshirës në universitete dhe dizenjimin universal të të mësuarit. Gjithashtu një rëndësi e veçantë iu dha integrimit të teknologjive ndihmëse në sistemin arsimor universitar si një mundësi shumë efektive për të mbështetur studentët me nevoja të veçanta.

Ky bashkëpunim, vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së UAMD në iniciativat e përbashkëta kërkimore- shkencore në kuadër të programeve Erasmus+CBHE.