Prof. Blerim Reka, ligjëratë të hapur në UAMD


Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpriste sot Prof. Dr. Blerim Reka, ish-kandidat i pavarur për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ish-Ministër i Integrimit Europian në Kosovë, diplomat karriere, profesor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë.

Në takimin e zhvilluar me Rektoren e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, u fol për bashkëpunimin rajonal në fushën e arsimit të lartë dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit të stafit akademik.

Nga ana e tij, Dekani i FSHPJ-së, Prof. As. Dr. Andon Kume, vlerësoi kontributin e Prof. Rekës si studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ligjërata me temë “Gjeopolitika e Ballkanit pas invazionit rus në Ukrainë”, u realizua duke promovuar njëkohësisht edhe librin e fundit të profesorit “Balkans Geopolitics: From Cold War to Hot Peace” (Jalifat Publishing, Houston 2020).

Studentët dhe stafi akademik patën rastin të drejtonin pyetje e të shkëmbenin opinionet e tyre rreth ngjarjeve dhe zhvillimeve më të fundit ndërkombëtare në rajon dhe më gjerë.