Mbyllet me sukses trajnimi “Menaxhimi i Projekteve dhe Ndërkombëtarizimi”


Në kuadër të projektit Zhvillimi Cilësor për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Menaxhimin e Projekteve QUADIC, financuar nga Bashkimi Evropian, ku Universiteti Aleksandër Moisiu është partner, u zhvillua në datat 23-27, në Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës, trajnimi 5 ditor me temë “Menaxhimi i
Projekteve dhe Ndërkombëtarizimi” dedikuar për studentët.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” u përfaqësua nga tre studentë pjesëmarrës në këtë takim: Stelina Kibja, Xhesila Zeqiri dhe Daniel Sadria, të përzgjedhur nga Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike.

Ky aktivitet ishte një mundësi për të gjithë studentët pjesëmarrës të merrnin njohuri mbi mënyrën se si shkruhen dhe menaxhohen projektet, sidomos ato të financuara nga Bashkimi Evropian. Ata u trajnuan për mundësitë e shumta që ofron Bashkimi Evropian për mobilitetin e studentëve dhe si të përfitojnë
prej tyre.

Gjitashtu ky aktivitet ishte një mundesi për t’u njohur me bashkëmoshatarë studentë nga vendet
Evropiane, Kosova dhe Shqipëria. Universiteti organizator u kujdes që programi i trajnimit të gërshetohej më së miri edhe me aktivitete turistike për të njohur nga afër edhe bukuritë natyrore të Kosovës.

Suksese studentëve tanë dhe gjithë studentëve të tjerë pjesëmarrës!