Kryenegocatiori Zef Mazi pret studentët e UAMD-së


Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, të udhëhequr nga lektore Mirela Metushaj, zhvilluan sot në mjediset e Kryeministrisë një diskutim me z. Zef Mazi, Kryenegocatiori i Shqipërisë për antarësimin në BE, ku biseduan mbi problematikat e procesit të integrimit dhe rëndësinë që ka mbështetja e shteteve anëtare për vendin kandidat.

Studentët patën gjithashtu mundësinë të vizitonin ekspozitën “On Reading” të fotografit Steve McCurry, sjellë për publikun nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD).