QUADIC, UAMD trajnim mbi menaxhimin e projekteve


Në kuadër të projektit Zhvillimi Cilësor për Bashkëpunimin Ndërkombëtare dhe Menaxhimin e Projekteve QUADIC, financuar nga Bashkimi Evropian, ku Universiteti Aleksandër Moisiu është partner, u zhvillua në Universitetin e Ljubjanës vizita studimore me temë “Eksperienca e BE-së mbi Kooperimin Ndërkombëtar dhe Menaxhimin e Projekteve: struktura, procese dhe praktikat më të mira”.

Ky aktivitet ishte një mundësi për të gjithë pjesëmarrësit të njiheshin nga afër për mënyrën se si Universiteti i Ljubjanës, i cili është universiteti që mban vendin e parë për përthithjen e fondeve të
projekteve të BE-së, organizon punën, strukturat dhe mënyrën se si kooperon në arenën akademike ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit në këtë vizitë studimore, ku UMAD ishte present me dy përfaqësues, u njohën me praktikat më të mira në shkrimin e projekteve, krijimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve, menaxhimin
administrativ si dhe me fondet e BE-së për kërkimin shkencor dhe mënyrën se si të bëhesh kompetitiv në thirrjet e tyre.