Konkursi Zayed për qëndrueshmërinë 2022-2023


Pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” është përcjellë ftesa për pjesëmarrje në konkursin “Çmimi Zayed për Qëndrueshmërinë 2022-2023”, i cili do të finalizohet më 16 janar 2023, gjatë javës së
Qëndrueshmërisë së Abu Dhabi-t. Qëllimi i konkursit është të mbështesë projektet innovative mbi zhvillimin e qëndrueshëm si dhe është i orientuar në disa fusha, përkatësisht në fushën e shëndetësisë, ushqimit, energjisë dhe ujit.

Afati për aplikim është deri më datë 6 korrik 2022.

Më shumë informacion gjeni në: https://zayedsustainabilityprize.com/en/about/zayed-sustainability-prize.