Projekti Engine, kurse të reja përmes platformës LMS


Në maj 2022 në Universitetin Teknik të Sofjes, Bullgari, u mbajt takimi menaxherial i Projektit ENGINE, financuar nga Programi Erasmus+.

Në takim morën pjese Universitetet Shqiptare: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” dhe Kolegji Profesional i Tiranës, gjatë të cilit u prezantuan kurrikulat e reja në fushën e energjisë së rinovueshme.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua procesit të akreditimit ku vitin e ardhshëm akademik përmes platformës LMS do t’ju ofrohen studentëve kurse të reja që janë zhvilluar me bashkëpunimin e partnerëve të BE-së.