Zyra e Komunikimit, Alumnit dhe Karrierës


Funksionimi dhe veprimtaria: 

  • Zyra e Karrierës si funksion të saj parësor ofrimin e mundësive për vende pune, trajnime dhe internship-e për studentët aktualë dhe ata që janë diplomuar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Kjo arrihet, nëpërmjet vendosjes së kontakteve me firma apo kompani të ndryshme private të cilat operojnë në tregun e punës. Kjo Zyrë ka mundësuar disa bashkëpunime efektive me Kompani të ndryshme, veçanërisht me kompani telefonike, kompani që veprojnë në fushën e teknologjisë së informacionit, të statistikës dhe kontabilitetit etj., duke arritur rezultate të kënaqshme në përfshirjen e studentëve, nëpër këto Kompani.
  • Në kuadër të ofrimit të mundësive për përfshirjen e studentëve në tregun e punës, Zyra e Karrierës zhvillon aktivitete për studentët të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përafrimin e tyre me tregun e punës, përgatitjen e tyre për t’u bërë pjesë e këtij tregu që në fazën e ndjekjes së studimeve, duke i njohur ata me mënyrat e pëpilimit të CV-ve për të aplikuar për punë (Curriculum Vitae), letrave të interesit (Cover Letter), përgatitjen për të zhvilluar intervista sa më të mira pune, si dhe ofrimin e një pakete të plotë këshillimi për karrierën. Këto aktivitete janë mundësuar nga kjo Degë në takimet/prezantimet me studentë apo aktivitetet e zhvilluara nga kompanitë që ofrojnë këshillimin e karrierës.
  • Gjithashtu, kjo Zyrë funksionon si zyrë statistikash duke qenë se përpunon të gjitha të dhënat statistikore duke përfshirë statistikat mbi numrin e studentëve aktualë, studentëve të diplomuar, stafit mësimor efektiv dhe joefektiv, ngarkesës mësimore efektive, studentët që përfitojnë bursë etj., si dhe raporton periodikisht në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve në lidhje me këto të dhëna.
  • Krahas funksioneve të mësipërme, Zyra e Karrierës orienton dhe informon personat e interesuar për të vazhduar studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës mbi ciklet, programet e studimit që ofron ky Universitet dhe degët për çdo Fakultet.