Bursa


NJOFTIM PËR FILLIMIN E APLIKIMEVE PËR BURSË PËR STUDENTET E CIKLIT TË PARË BACHELOR PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

LISTA E DOKUMENTACIONIT QË DUHET TË PARAQESIN APLIKANTËT PËR BURSË SIPAS KATEGORIVE PËRFITUESE NË ZBATIM TË VKM  nr. 39, DATË 23.01.2019.

A. Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike

  1. Kërkesë për tu trajtuar me bursë nga studenti aplikues;
  2. Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike vlera e shprehur në shifra dhe fjalë (dokument original i lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore)
  3. Fotokopje e kartës së identitetit e studentit aplikues;
  4. Çertifikatë familjare (portal e-albania);
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit ;
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit

B. Bashkëshortët që kanë fëmijë, dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë

  1. Kërkesë për tu trajtuar me bursë nga studenti aplikues;
  2. Fotokopje e kartës së identitetit e studentit aplikues;
  3. Çertifikatë familjare;
  4. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit për secilin prej studentëve bashkëshortë.
  5. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit per vitet akademike paraardhese.

C) Studentët, persona me aftësi të kufizuara, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesisë për Punë(KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

  1. Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me bursë nga studenti aplikues;
  2. Çertifikatë Familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Vërtetimi i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), (vërtetim origjinal ose kopje e noterizuar) për studentin me aftësi të kufizuar;
  1. Vërtetim nga ISSH për pagesën e aftësisë së kufizuar;
  2. Vërtetim origjinal që studenti përfiton pagesë paaftësie nga njësia e qeverisjes vendore.
  3. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  4. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

Ç) Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, te vërtetuara me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit te Aftësisë për Punë (përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar).

  1. Kërkesë për t’u trajtuar me bursë nga studenti aplikues;
  2. Vërtetim nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), (për të dy prindërit);
  3. Vërtetim nga ISSH për përfitimin e pensionit të invaliditetit ose të pagesës si person me aftësi të kufizuara, (për të dy prindërit)
  4. Vërtetim origjinal me të cilin vërtetohet se të dy prindërit  e studentit përfitojnë pagesë paaftësie nga njësia e qeverisjes vendore;
  5. Çertifikatë familjare;
  6. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues;
  7. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  8. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit;

D.Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë

  1. Kërkesë për t’u trajtuar me bursë nga studenti aplikues;
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues;
  4. Vërtetim nga ISSH për të dy prindërit që janë pensionistë duke specifikuar edhe masën e pensionit.
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

D/a) Studentët që kanë njërin  prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.

1.Kërkesë për t’u trajtuar me bursë nga studenti aplikues;
2.Çertifikatë familjare
3. Vërtetim nga ISSH për përfitimin e pensionit për njërin prind;
4. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues;
5. Çertifikatë vdekjeje e prindit, për studentët të cilët kanë vetëm njërin prind.
6. Vërtetim nga ISSH që prindi tjetër është në pension duke specifikuar edhe masën e pensionit;
7. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
8. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

DH) Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.

  1. Kërkesë për t’u trajtuar me bursë nga studenti aplikues;
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit të studentëve aplikues;
  4. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit ku te percaktohet viti akademik kur studenti eshte regjistruar per here te pare ne UAMD;
  5. Vërtetim se dy fëmijët e parë të familjes janë studentë nga Fakulteti përkatës ku janë student dhe vazhdojnë studimet.
  6. Vërtetim notash nga Sekretaria e Fakultetit.

E) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç

  1. Kërkesë për tu trajtuar me bursë nga studenti aplikues
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Çertifikatën e vdekjes së dy prindërve;
  5. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe rinisë, Shërbimi Social Shtetëror.
  6. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  7. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit

Ë) Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç

  1. Kërkesë me shkrim për tu trajtuar me bursë nga studenti aplikues
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga të dy prindërit)
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

F) Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;

  1. Kërkesë me shkrim për tu trajtuar me bursë nga studenti aplikues
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Vërtetim i lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror për përfitimin e statusit ligjor për trajtimin si viktima të trafikut të qënieve njerëzore.
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit

G) Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.”

  1. Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me bursë nga studenti aplikues
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Çertifikatë vdekjeje e prindit që ka humbur jetën;
  5. Vërtetim nga Ministria e Brendshme përkatëse për prindin e studentit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
  6. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit
  7. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

GJ) Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) të vitit paraardhës akademik, të përllogaritur me kreditet, dhe notat e atij vitit akademik, nga Insitutucionet Publike të Arsimit të Lartë.

  1. Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me bursë nga studenti aplikues;
  2. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit.
  3. Vërtetim nga sekretaria e Fakultetit që kanë mesatare vjetore te ponderuar nga 9(nëntë) deri në 10(dhjetë) për vitin paraardhës akademik.

H) Studentët e pranuar në vitin e parë akademik në UAMD me notë mesatare vjetore nga 9(nëntë ) deri në 10(dhjetë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë sipas listës së studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare të hartuar dhe të dërguar nga QSHA.

  1. Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me bursë nga student aplikues;
  2. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit;
  3. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;                                                                                                      

Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.

Studentët nuk përfitojne bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:

  1. Studentët e vitit të dytë që kanë marrë më pak se 8-të provime kaluese në vitin e parë dhe studentët e viteve të treta që kanë marrë më pak se 16 provime kaluese në vitin e parë dhe të dytë.
  2. Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi;
  3. Nuk e kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

DOKUMENTACIONI PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË BIZNESIT  DHE FAKULTETIT TË SHKENCAVE POLITIKO JURIDIKE DORËZOHET PRANË ZYRËS JURIDIKE A/113 GODINA E DYTË E KAMPUSIT UNIVERSITAR (UAMD) SPITALLË.

DOKUMENTACIONI PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE TË FASTIP DORËZOHET PRANË ZYRËS 209 GODINA E PARË E KAMPUSIT UNIVERSITAR (UAMD) SPITALLË.

DOKUMENTACIONI PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE FAKULTETIT TË STUDIMEVE PROFESIONALE DORËZOHET PRANË ZYRËS JURIDIKE NR 214 NE CURRILA.

Kujdes!

Studentët që paraqesin kërkesat duke filluar nga data 15.10.2019 deri 31.10.2019 dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara, do të përfitojnë bursë financiare nga data e fillimit të vitit akademik 2019-2020 (data 14.10.2019).

Kërkesat e studentëve të dorëzuara pas datës 31 tetor 2019, dorëzohen nga data 01 deri në datën 10 të cdo muaji. Këta studentë do të përfitojnë bursë financiare në muajin pasardhës nga data e dorëzimit të dokumentacionit, sipas përcaktimeve të VKM-së përkatëse.