Arjeta Hallunovi


Dr. Arjeta Hallunovi është lektore e lëndës “Baza Finance” në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Financë – Kontabilitet), nga Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë (Master Shkencorë në Financë – Kontabilitet) dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (Doktoratë në Shkencat Ekonomike, Profili Financë – Bankë).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e analistes së kredisë në Emporiki Bank, dega Shkodër. Ndërkohë ajo është edhe asistent lektore me kohë të pjesshme pranë departamentit të Financë-Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, për lëndën “Tregjet dhe Institucionet Financiare” si dhe “Tregjet Ndërkombëtare të Kapitalit”.

Dr. Arjeta Hallunovi është bashkëautore e tre teksteve (Tregjet dhe Institucionet Financiare, Baza Finance, Baza Finance – Pyetje dhe Ushtrime) dhe ka më shumë se 35 publikime në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë publikimin në  revista shkencore të punimeve “Determinants of profitability according to groups of banks in Albania në Iliria International Review. Print ISSN (2192-7081)/Online ISSN (2365-8592).Vol 7(1) Verlag, Gjermani (2017);  “An empirical analysis for  the factors that  impact the service quality in the banking sector:  The case of Shkodra (Albania)” në International Journal of Economics, Commerce and Management, Angli, Vol. IV, Issue 10, ISSN 2348 0386 me Faktor Impakti 0.656 (2016); “The quality of banking services through the perception of customers”. Online International Interdisciplinary Research Journal, ISSN 2249-9598, Maj-Qershor me Faktor Impakti 2.089 (2014); “The contribution of quality tourism services to customer satisfaction-case study: Velipoja”. TMC Academic Journal, ISSN 1793-6020, Gusht/Shtator, Singapor (2011) etj..

Si dhe pjesëmarrjen në konferencat shkencore “Roli i arsimit dhe shkencës në zhvillimin ekonomik të vendit të rajonit” Mali i Zi. (2017); në “The Second International Scientific Business Conference LIMEN – Leadership and Management: Integrated Politics of Research and Innovations”. Serbi, (2016); në “Regional science conference with International participation with the theme “Stable local development challenges and opportunities”, Kosovë  (2011); në “First International Conference – Research in tourism hospitality and leisure”, Shkodër (2010); në “International Conference, Economic and Social Challenges and Problems-At the Time of Global Crisis and Integration”, Tiranë  (2009) etj..

Ndër të tjera ajo është në bordin editorial të The Educational Review-USA në Hill Publishing Group, Journal of Finance and Accounting në Science Publishing Group, Academic Journal of Accounting and Finance në International Assocation of Scientists and Researchers dhe Interdisciplinary Journal of Research and Development në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si dhe bashkëpunëtore shkencore në Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, Mali i Zi.