Armela Anamali


Armela Anamali është lektore në Departamentin Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti  Luigj Gurakuqi Shkodër (Bachelor në Financë-Kontabilitet), nga Universiteti  i Tiranës (MSh në Drejtim Financiar) dhe Universiteti “Aleksandër Mosiu”, Durrës (Doktoratë në Shkencat Ekonomike).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Shefe Financë në Zyrën Përmbarimore, Shkodër dhe lektore me kohë të pjesshme në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Zj. Anamali është bashkë-autore e librit me ushtrime “Parime të kontabilitetit” dhe disa  publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e tij/saj ndër të tjera përfshijnë “Internal Excise Tax in Albania – a Comparative Study of the Region” (2015), Offshore outsourcing (O2) and human capital (2014), etj.