Bankë-Financë


Master Profesional në Bankë – Financë

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Master Profesional “Bankë – Financë”

Zhvillimi i sistemit financiar në vend ka nxjerrë në pah sfida në lidhje me qendrueshmërinë e tij dhe mundësitë e vlerësimit dhe parashikimit të rreziqeve potenciale që mund ta kërcënojnë atë. Programi i studimit Master Profesional në Bankë-Financë është i projektuar për individë të interesuar në përfitimin e njohurive profesionale të specializuara në fushën e bankave dhe të financës. Programi u mundëson studentëve përvetësimin dhe aplikimin e njohurive të avancuara mbi bankat dhe financat, për ndërtimin e  karrierës së tyre në industrinë bankare dhe të shërbimeve financiare.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve në fushën bankare dhe të financës. Ky program është projektuar për:

  • Pajisjen me njohuri të avancuara për ndërtimin e një karriere të suksesshme në një shumëllojshmëri institucionesh financiare.
  • Aplikimin e teorive themelore të bankave dhe financës për të analizuar, dizenjuar dhe për të operuar një model biznesi duke përdorur metodat dhe mjetet e duhura.
  • Përfitimin e njohurive në lidhje me komunikimin e duhur në praktika profesionale drejtuar audiencave të ndryshme.
  • Përgatitjen e të qenurit një anëtar efektiv apo dhe lider në një ekip pune të diversifikuar.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Master Profesional në “Bankë-Financë” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike dhe teorike, duke ju krijuar studentëve mundësi shumë të mira karriere në banka tregtare, institucione të tjera financiare, banka të investimeve, institucione dhe autoritete publike që rregullojnë dhe mbikqyrin sistemin financiar dhe atë të biznesit.