Bankë-Financë


Master Shkencor në Bankë – Financë

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Msc. “Bankë – Financë”

Zhvillimet me ritme të shpejta në ekonomitë e vendeve dhe, sidomos të vendeve në zhvillim si Shqipëria kanë nxjerrë në pah sfida në lidhje me qëndrueshmërinë e sistemit financiar, aftësinë për të vlerësuar dhe parashikuar gjendjen e sistemit financiar dhe rreziqet potenciale që mund të kërcënojnë qëndrueshmërinë e tij. Këto sfida kërkojnë specialistë të kualifikuar në fushën bankave dhe të financave. Programi Msc. “Bankë-Financë” është i projektuar për të transmetuar tek studentët njohuritë dhe aftësitë teorike dhe profesionale të nevojshme që ata të jenë të suksesshëm në fushën profesionale, akademike, si dhe në avancimin e mëtejshëm të studimeve.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve në fushën e drejtimit të bankave, drejtimit financiar për gjetjen dhe financimin e alternativave të ndryshme investuese. Gjithashtu, nëpërmjet këtij programi synohet që studentët:

  • Të aftësohen për punë kërkimore dhe zhvilluese në dobi të firmave, industrive dhe të instituteve kërkimore shkencore për gjetje dhe zhvillim përvojash, si brenda vendit, rajonit dhe në rang më Global.
  • Të krijojnë shtesë vlerash përgjatë karrierës së tyre në përgjigje të mundësive të ndryshme që mund të hasin.
  • Të bëhen vendimmarrës të aftë për aspekte financiare.
  • Të aftësohen për të përkthyer në vendime të duhura informacionin e përmbajtur në pasqyrat financiare sipas standarteve ndërkombëtare në përgjigje sa më efikase të rrethanave në marrëdhënie biznesi kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Të realizojnë teknika sa më të përparuara për identifikimin, vlerësimin dhe kontrollin e rrezikut.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Master Shkencor në “Bankë-Financë” synon të përgatisë bankierë, ekonomistë profesionistë dhe ekspertë të financave, plotësisht të kualifikuar, të cilët janë të gatshëm të bashkohen me një komunitet dinamik. Në përfundim të programit, studenti ka mundësi për studime të mëtejshme në programin e studimit Doktoraturë “Bankë-Financë”. Gjithashtu, ai ka akumuluar njohuri dhe aftësi profesionale për t’u anagazhuar në punësim, si në sektorin publik dhe në atë privat duke përfshirë Institucionet rregullatore apo mbikqyrëse të sistemit financiar në tërësi apo të sektorit bankar në veçanti, Banka tregtare, Institucione të tjera financiare jobanka, Kompani sigurimesh, fonde pensionesh etj.