Bitila Shosha


Dr. Bitila SHOSHA është lektore në Departamentin e Finance-Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti  ”Eqrem Çabej” , Gjirokastër  (Bachelor në Kontabilitet- Financë), nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (MSh në Shkenca Ekonomike, profili Finance-Kontabilitet) dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (Doktoratë në fushën “Shkenca Ekonomike” profili Finance-Banke).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e  Kontabilistes së parë  në Drejtornë e Përgjithshme të Tatim-Taksave Vendore, Bashkia e Tiranës.

Dr. Bitila SHOSHA është autore dhe bashkë-autore e më shumë se 15 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë:

Dizertacion me temë, “Performanca e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri (fokusi qyteti i Tiranës).”  “Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Biznesit  (2014);  “Profitability of Small and Medium Enterprises in Albania (Focusing in the City of Tirana)” Journal of Educational and Social Research MCSER Publishing, ISSN 2239-978X, 2240-0524, Rome-Italy, Vol. 4 No.6, Impact Factor 3.77 September (2014); “Important Indicators Having Effect on Growth of SMEs in Albania” Academic Journal of Interdisciplinary Studies, ISSN 2281 3993(Print) ISSN 2281-4612(Online) Vol 5 No 3 Impact Factor 3.77, December (2016); “Impact of need for liquidity in access to financing  SME-s”,  The 11-the   Conference Economic  Sciences,”East West”, Vienna, Austri, ISBN -13978-3-903115-31-6, May (2016); “Performance of Small and Medium Enterprises in Albania (Focus area – Gjirokastra)” 13th International Conference of ASECU “Social And Economic Challenges In Europe 2016 – 2020” University “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Albania, ISBN 978-9928-208-35-4, May (2017)