Ejona Duçi


MSc. Ejona DUÇI është lektore në Departamentin e Financë- Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë ekselence nga Universiteti, Albanian University (Bachelor në Financë- Bankë, Diplomuar me Medalje të Artë), nga Universiteti Albanian University (MSh në Administrim Biznes, Diplomuar me Medalje të Artë)

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Shefit dhe Përgjegjësit të Financës në kompaninë e prodhimit te dyshekëve Albasusta Shpk (Topflex).

MSc. Ejona DUÇI është autore dhe bashkë-autore e disa teksteve si “Baza Finance” Cikël leksionesh dhe “Baza Finance”(Cikël pyetje dhe ushtrime) si dhe më shumë se 5 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “Faktorët përcaktues të evazionit fiscal në Shqipëri” (2017); “Kreditë me probleme në Shqipëri” (2017); “Ethics in public Administration” (2016);  “Is it the informal Economy an obstacle for the Economic Development in Albania?” (2016); “Capitalism system, actuality and problematic in Albania.” (2014)