Elfrida Taraku


Msc. Elfrida Taraku është lektor në Departamentin e Financë- Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, në degën Ekonomi Financë.

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Auditueses në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Tiranë, Kryetare e Degës Ekonomike në Ndërmarjen e Frigoriferit, Durrës, etj.

Msc. Elfrida Taraku është autore  e ciklit të leksioneve për lëndën e Auditimit dhe bashkë-autore e ciklit të leksioneve të Baza Finance dhe Cikël pyetje dhe ushtrime për Baza Finance dhe disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë:- Faktorët përcaktues të evazionit fiskal në Shqipëri          (2017), – Kreditë me probleme në Shqipëri (2017), – Etika në administratën publike (2016), – A është informaliteti në ekonomi pengesë për zhvillimin ekonomik në Shqipëri (2016), – Roli i zanateve në shtimin e vlerës për turizmin rural (Qershor 2016), -Roli i zanateve në shtimin e vlerës për turizmin rural (2016), -Gratë sipërmarrëse dhe shqetësimet aktuale të tyre në të bërit biznes në Shqipëri.Dëshmitë e grave  sipërmarrëse artizanale të Shkodrës që kanë të bëjnë me vizitorë të huaj, ( 2015)