Financë-Kontabilitet


Bachelor në Financë-Kontabilitet

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Bsc.Financë-Kontabilitet

Programi i studimit Bachelor në Financë-Kontabilitet bën të mundur njohjen dhe përditësimin e studentëve me ndryshimet e herëpashershme në Standartet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe me mënyrën e zbatimit të këtyre standarteve, në proçesin e zhvillimeve të shpejta të ekonomisë globale.  Ky program studimi ka në fokus transmetimin e njohurive teorike dhe praktike tek studentët me qëllim që të përballojnë çdo sfidë në tregun aktual të punës. Kurrikula e programit “Financë-Kontabilitet” është  e pasur me module nga studiues shqiptarë dhe të huaj të cilët janë ekspertë të ekonomisë dhe tregjeve financiare. Qëllimi kryesor i këtij program studimi është të nxjerrë në treg profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e nevojshme në fushën e financës dhe kontabilitetit.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet”, është të aftësojë studentët në njohjen, trajtimin dhe interpretimin e informacionit kontabël dhe sistemeve  kontabile. Ky program studimi është projektuar për:

  • Promovimin e aftësive të pavarura kritike dhe vlerësuese, dhe kuriozitetin intelektual për një të mësuar që zgjat gjithë jetën.
  • Promovim të ndërveprimit analitik dhe kreativ me teorinë, hulumtimin dhe praktikën.
  • Aftësimin e studentëve në njohjen, trajtimin dhe interpretimin e sistemeve të kontabilitetit dhe ato financiare, në menaxhimin e operacioneve që lidhen me kompanitë dhe tregjet financiare, apo kontabilitetin e kostos.
  • Zgjerimin e njohurive dhe të kuptuarit duke zhvilluar kapacitetin, vlerësimin dhe analizën për kontabilitetin e kompanive, regjistrimin dhe përmbledhjen e të dhënave financiare dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
  • Analizimin e aktiviteteve të biznesit dhe kryerjen e analizave dhe parashikimeve   financiare në kontekste të ndryshme të planifikimit, vendimmarrjes dhe kontrollit në një nivel të përshtatshëm dhe  njohja me kufizimet e këtyre teknikave.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që ata të të kenë mundësi punësimi në sektorin financiar të njësive tregtare, të shërbimeve apo llojeve të tjera, si në sektorin publik dhe në atë privat. Gjithashtu, përfundimi me sukses i këtij programi studimi ju ofron studentëve mundësi studime të mëtejshme në Master profesional dhe / ose Master shkencor.