Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut


Master Shkencor në Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut     

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Msc. “Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut”   

Programi Master Shkencor në “Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut” ju ofron një përzierje unike të sigurimit, menaxhimit të rrezikut dhe përmbajtjes së shërbimeve financiare. Këto fusha po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura dhe përparësia e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve,  si një profesion i specializuar ka vazhduar të rritet në një mjedis ekonomik kompleks dhe të paqëndrueshëm. Tashmë është e njohur që axhenda e biznesit është larguar nga shmangia e rrezikut drejt njohjes së tij, i cili, nëse menaxhohet siҫ duhet, mund të ҫojë në avantazh konkurues të biznesit.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Programi kombinon një qasje praktike me teorinë e shëndoshë, duke siguruar shkathtësitë dhe njohuritë e gjithëanshme të nevojshme për një biznes të suksesshëm  në një mjedis konkurues global. Ky program është projektuar për:

  • Zhvillimin e kapacitetit teknik tek studentët, arsyetimin objektiv për rolet brenda zonave të rritjes së menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit.
  • Lehtësimin e zhvillimit të aftësive të specializuara teknike dhe analitike me një vlerësim të fortë të supozimeve mbështetëse.
  • Nxitjen e zhvillimit të aftësive të vetëmenaxhimit të të nxënit duke përfshirë menaxhimin e kohës, mendimin kritik dhe reflektimin.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Destinacionet e karrierës për studentët janë punësimi i tyre në një gamë të gjerë organizatash, duke përfshirë kompanitë e sigurimeve dhe risigurimeve, firmat kryesore të kontabilitetit, departamentet e menaxhimit të rrezikut, autoritetet rregullatore dhe shumë fusha të tjera. Në terma të biznesit, bota po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme, ndaj kërkesa për menaxherët e riskut dhe sigurimeve ka të ngjarë të vazhdojë.