Jonada Mamo


Dr. Jonada Mamo është lektore në Departamentin e Financë-Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës (Bachelor në Administrim Binznes), nga Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës (MSh në Financë-Bankë) dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës (Doktoratë në Financë-Kontabilitet).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e ekonomistes në një studio kontabël për një periudhë disa vjeçare. Në zgjedhjet vendore të vitit 2015 zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak Durrës si dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë, Bashkia Durrës. Në vitin 2016 fiton titullin “Kontabilistë i Miratuar” çertifikuar nga IEKA.

Dr. Mamo është autore dhe bashkë-autore e shumë se dhjetë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë “Efektet e manipulimeve kontabël në vendimmarrjen e përdoruesve të informacionit financiar. Rasti i Shqipërisë”(2016), “Efektet e dëmtimit të aktiveve në korigjimin e të ardhurave. Aktive cilesore dhe raporte më të mira financiare të likuiditetit.”(2015), “Gabimet kontabël dhe risku i gabimeve të qëllimshme që fshehin informacionin financiar. Rëndësia e implementimit të Sarbanes-Oxley Act në Shqipëri”(2014).