Juliana Imeraj


Dr. Juliana Imeraj është lektore në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Financë – Kontabilitet), nga Universiteti i Tiranës (MSh në Studime Ekonomike Europiane) dhe Universiteti Aleksandër Moisiu (Doktoratë në Shkenca Ekonomike: Bankë – Financë).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Seksionit të Kredisë në Bankën e Kreditit të Shqipërisë.

Dr. Juliana Imeraj është autore dhe bashkë-autore e dy cikle leksionesh: Drejtim Bankar dhe Tregje dhe Institucione Financiare dhe e mbi 10 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “Lessons for development of Public – Private Partnerships in Albania” (2017), “Sfidat e bankave në menaxhimin e kolateralit Pasuri e paluajtshme” (2015) dhe “The role of collateral in Bank lending: Albanian Case” (2015).