Rovena Troplini


Dr. Rovena Troplini është lektore në Departamentin e Financë Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti  “Aleksandër Moisiu” (Bachelor në Bankë Financë), nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” (MSh Bankë Financë) dhe Universiteti Bankë Financë (Doktoratë në Shkenca Ekonomike/ Financë Bankë).

Ajo ka fituar titullin Doktore Shkencash që prej vitit 2016.

Dr. Troplini është bashkë-autore e një teksti shkollor (Tregje dhe Institucione Financiare/ Cikel leksionesh) dhe më shumë se dhjetëra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë Troplini R., “The Determinants of Bank Capital Ratio on the market efficiency of Albanian Banks”, Poloni (2013); Troplini Rovena, “Albania among Bank based system’s countries”, Prishtinë, Kosovë, (2013); R.Troplini, A. Aliaj, “Financial performance of Albania, impact on economic growth”, Viena (2015).