Shkëlqim Fortuzi


Shkëlqim Fortuzi që nga viti 2013, është Profesor i Asociuar, pranë Departamentit Financë Kontabilitetit,të Fakultetit të Biznesit,në Universitetin “Aleksandër Moisiu”Durrës.

Kërkimet e tijë janë në fushën e Kontabilitetit të Kostos, Kontabilitetit Menaxherial dhe Fiskalitetit.

Kërkimet specifike, fokusohen në analizen e kostos së produkteve te përfunduara, gjysëm produkteve në të gjitha fazat, bazuar ne sistemin tradicional dhe sistemin ABC.

Po kështu kërkimet fokusohen edhe në llogaritjen e pikës kritike, analizën kosto-vëllim-fitim, për çdo mall ose produkt bazuar ne aktivitete specifike.

Një element i rëndësishëm i kërkimit është edhe sistemi i planifikimit, sipas skemës plan-zbatim-kontroll-veprim.

Ai është autor i një Monografie në Gjermani, autor i dy librave (Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit, Fiskalitet) dhe më shumë se 35 artikujve dhe publikimeve të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilat 14 janë me faktorë impakti.

Ka marë pjesë në mësimdhënie jashtë Shqipërisë si Kosovë, Maqedoni dhe si lektor i ftuar, në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Lublinit Poloni.

Artikujt dhe konferencat e publikuara i përkasin, problematikave në fushën e politikave fiskale, informalitetit, performancës tatimore ne Shqiperi, problemeve në sektorin bankar, fushën e financave publike dhe personale etj.

Ai ka marë titullin “Doktor” në vitin 2008 pranë Universitetit Bujqësor Tiranë.

Ai është diplomuar në Universitetin Bujqësor Tiranë, në Fakultetin e Ekonomisë Agrare Dega Financë në vitin 1990.

Nga viti 2009 deri në Tetor të vitit 2013, ka punuar në detyrën e Drejtorit Rajonal Tatimor Durrës.

Nga shtatori i vitit 2012 deri në Shtator 2016, ka qenë Anëtar i Bordit Mbikqyrës të Ekspertevë Kontabël.

Në vitin 2001 ka marë titullin “Kontabël i Miratuar”.

Në vitin 2008 ka marë titullin”Ekspert Kontabël i Autorizuar”.

Nga viti 1990 deri në vitin 2009, ka punuar si Drejor finance dhe Administrator në Njësi ekonomike private.