Azeta Tartaraj


Prof.Asoc.Dr. Azeta TARTARAJ, është Dekane e Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë (Bachelor në Marketing), nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës (MSh në Marketing) dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  (Doktoratë në Shkenca Ekonomike, Profili Marketing).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit Marketing, në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Prof.Asoc.Dr. Azeta Tartaraj është autore dhe bashkë-autore e disa teksteve: Baza Marketingu, Drejtim Marketingu, Komunikimi i integruar marketing, si edhe cikël leksionesh në kurse Marketingu industrial dhe Publicitet dhe më shumë se 25 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Bordit shkencor të disa revistave shkencore prestigjoze.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë:

“Private Hospital Marketing In health system of Albania” International Journal of Ecosystems and Ecology Sciences (IJEES) Vol. 5 (1): 23-28 (2015) ISSN:2224-4980

Global Impact Factor (GIF) IF=  2013: 0.541, Index Copernicus ICV= 2011: 6.00; 2012: 5.68, USA January 2015

 “Applicazione delle tecniche di marketing nelle PMI in Albania”, Mediterranean Journal of Social Sciences, Vol. 5, No. 27, December 2014, PART III,Rome, Italy 2014

Index Copernicus Year 2012 Impact Factor 6.44, Rome, Italy, December 2014.

“The importance of the price factor in the development of E-commerce. Case B2C in Albania” Academic Journal of Interdisciplinary Studies, Vol.2, No.1,Global Impact Factor (GIF) IF=  2013: 0.682, Rome, Italy 2013

“Sustainable tourism and local development in Albania” First International scientific conference “Economic Policy and EU Integration”, Durres, Albania, November 19-20, 2009