Menaxhim Marketing


Master Profesional në Menaxhim Marketing

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Master Profesional “Menaxhim Marketing”

Programi studimit Master Profesional në “ Menaxhim Marketing” ofron njohuri bazë për studentët, si edhe njohuri të veçanta, profesionale të lidhura me programin e studimit të cilin ndjek studenti. Qëllimi i programit të studimit Master Profesional “Menaxhim Marketing” është të kualifikojë individët, duke iu përgjigjur kushteve të ekonomisë së tregut. Ndryshimet e herëpashershme në tregun e punës, së bashku me procesin e globalizimit, kërkojnë specialistë të kualifikuar në të gjitha fushat e menaxhimit. Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në kërkimin e punës. Programi i Studimit në Master Profesional “Menaxhim Marketing” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik, pasi programi krijon njohuri të plotë mbi fushën e markeitngut të biznesit/institucionit dhe zgjidh problematikat dhe zhvillimet e tyre.

Objektivat kryesore formuese të programit të studimit Master Profesional “Menaxhim Marketing” janë:

  1. Të aftësohen në përzgjedhjen e teknikave të duhura për menaxhimin e mediave.
  2. Të zhvillojnë aftësinë për zhvillimin e fushatave të marketingut.
  3. Të mësojnë si të ekzaminojnë sistematikisht tema të ndryshme, të cilat janë të mbështetura në baza të forta teorike.
  4. Të përgatiten profesionistë në fushën e drejtimit të marketingut, në përzgjedhjen e alternativave të marketimit dhe të mënyrave më të mira për menaxhimin e tyre.
  5. Të zhvillojnë aftësinë për të ndërtuar dhe vlerësuar raporte ekonomike dhe marketing.
  6. Të njihen dhe të aftësohen në njohjen e sistemit të marketingut në nivel ndërkombëtar.
  7. Të përgatitë profesionistë në fushën e kërkimit sasior, cilësor dhe njohjen e modeleve për vlerësimin e tyre.

Studenti për t’u pranuar në programin e studimit  Master Profesional në “Menaxhim Marketing” duhet të jetë pajisur me  njërën nga diplomat e mëposhtme:

  • Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve/ Bachelor

–   Diplomën e ciklit të parë të studimeve/Bachelor e përfituar jashtë vendit e njohur dhe ekuivalentuar me diplomat e mësipërme nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Masteri Profesional në Marketing është dizenjuar për përgatitjen e studentëve për të performuar me cilësi të lartë dhe me sukses në tregun e punës. Qëllimi i këtij programi është të përgatitë profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e thelluara në fushën e marketingut. Zhvillimet në sektorin e marketingut po ecin me hapa të shpejtë dhe komplekse. Studentët e diplomuar në këtë fushë duhet të jenë të aftë të kuptojnë, të analizojnë dhe t’i paraprijnë këtyre zhvillimeve; të zhvillojnë aftësinë për të ndërtuar dhe vlerësuar raporte ekonomike dhe marketing; të pajisë studentin me njohuritë teorike mbi shkencën e marketingut duke i integruar këto njohuri me praktikën; të pajisë studentin me kompetencat e duhura operative-praktike për analizën e realitetit të biznesit, dhe jo vetëm, në të cilin operojnë aktorët e tregut; të krijojë hapësirat e nevojshme për kualifikimin e mëtejshëm akademik dhe profesional të studentëve, duke zgjeruar mundësitë e tyre për përshtatjen me tregun e punës; të zhvillojnë aftësinë e zhvillimit të fushatave marketing, etj.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Masteri Profesional në Marketing është dizenjuar për përgatitjen e studentëve me qëllim që të performojë me cilësi të lartë dhe me sukses në tregun e punës. Të diplomuarit mund të punojnë në sektorin publik dhe privat. Studentët kanë mundësi të eksperimentojnë drejtime të ndryshme karriere. Programi Master Profesional në “Menaxhim Marketing” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim menaxhimin marketing në kompanitë private apo publike. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e shkencave ekonomike. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: menaxher marketingu apo drejtues në sektorin privat dhe publik, specialist në menaxhimin e shitjeve, specialist në menaxhim marketing, specialist në komunikim, specialist në menaxhimin e mediave, specialist pranë zyrave të marrëdhenieve me publikun, menaxher produkti, mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në këtë fushë, etj.