Menaxhim Marketing


MAster Shkencor në Menaxhim Marketing SHQIP

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Master Shkencor Menaxhim Marketing

Programi i studimit Master Shkencor në “ Menaxhim Marketing” ofron për studentët njohuri të thelluara  shkencore të lidhura me programin bachelor të studimit të cilin ka ndjekur studenti. Qëllimi i programit të studimit Msc. “Menaxhim Marketing” është të kualifikojë individët, duke i‘u përgjigjur kushteve të ekonomisë së tregut.

Programi i studimit Master Shkencor në “Menaxhim Biznes” bazohet në një proçedim analitik  dhe intuitiv të proçesit të menaxhimit në kushte risku dhe pasigurie si dhe ofron një ndërthurje të shkencave të sjelljes me disiplinat sasiore. Nëpërmjet këtij programi studimi synohet që studenti të arrijë të njihet me koncepte baze dhe te avancuara  të marketingut, teknikat dhe kriteret e marrjes së vendimeve. Kështu, studenti duhet të njohë dhe kuptojë si zhvillohen hap pas hapi të gjitha stadet që çojnë në menaxhimin marketing te suksesshëm të një organizate.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është të përgatisë profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e thelluara në fushën e marketingut. Zhvillimet në sektorin e marketingut po përparojnë me hapa të shpejtë dhe janë komplekse. Studentët e diplomuar në këtë fushë duhet të jenë të aftë të kuptojnë, të analizojnë dhe t’i paraprijnë këtyre zhvillimeve; Të zhvillojnë aftësinë për të ndërtuar dhe vlerësuar raporte ekonomike dhe marketing. Programi synon të pajisë studentin me njohuritë teorike mbi shkencën e marketingut duke i integruar këto njohuri me praktikën; Të pajisë studentin me kompetencat e duhura operative-praktike për analizën e realitetit të biznesit dhe jo vetëm, në të cilin operojnë aktorët e tregut; Të krijojë hapësirat e nevojshme për kualifikimin e mëtejshëm akademik dhe shkencor të studentëve, duke zgjeruar mundësitë e tyre për përshtatjen me tregun e punës; Të zhvillojë aftësinë e zhvillimit të fushatave marketing, etj. Ky program ofron mundësi të mëtejshme studimi në programet e studimit: Doktoraturë “Menaxhim Marketing”.

Objektivat kryesore formuese të programit të studimit Master Shkencor “Menaxhim Marketing” janë:

  1. Të përgatiten profesionistë në fushën e drejtimit marketing, në përzgjedhjen e alternativave të marketimit dhe të mënyrave më të mira për menaxhimin e tyre.
  2. Studentët të zhvillojnë aftësinë për të ndërtuar dhe vlerësuar raporte ekonomike dhe marketing.
  3. Studentët të njihen dhe të aftësohen në njohjen e sistemit marketing në nivel ndërkombëtar.
  4. Të përgatiten profesionistë në fushën e kërkimit sasior dhe cilësor dhe njohjen e modeleve për vlerësimin e tyre.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Master Shkencor në “Menaxhim Marketing” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim menaxhimin marketing në kompanitë private apo publike. Njohuritë e marra janë të formimit karakterizues  në fushën e menaxhimit marketing. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: menaxher marketingu apo drejtues në sektorin privat dhe publik, specialist në menaxhimin e shitjeve, specialist në menaxhim marketing, specialist në komunikim, specialist në menaxhimin e mediave, specialist pranë zyrave të marrëdhenieve me publikun, menaxher produkti, mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në këtë fushë, etj.